Gjakovë – Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.
Aty thuhet se rasti ka ndodhur më 16 dhjetor 2021, në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.
“Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 20 dhjetor 2021.”, përfundon komunikata.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj. I njëjti ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur babai i viktimës. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.