Lajme

Prokuroria kërkon paraburgimin e të miturit që dyshohet për tentim vrasje

11/02/2021 15:27
nga:N M

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, NN, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se i mituri NN gjendet në ndalim nga 1 nëntori.

“Prokuroria njofton se, më 01 nëntor 2021, në Gjakovë, në afërsi të parkut të qytetit, i pandehuri, i mitur, NN, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin AA. Rasti ka ndodhur pas një fjalosje që kishin pasur dy ditë më përpara, dhe më 01 nëntor 2021, gjatë takimit të tyre të përbashkët, ndodh një rrahje mes tyre, e më pas i pandehuri me një mjet të mprehtë (thikë), e godet të dëmtuarin disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.”, thuhet në njoftim.

Në fund bëhet e ditur se prokurori i rastit ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë në Shqipëri