Lajme

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj Mrika Nikçit

10/01/2022 16:09
nga:Astrit Gashi

Prokuroria Themelore në Pejë i ka kërkuar Gjykatës paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin F.B., për sulm seksual ndaj alpinistes së mirënjohur, Mrika Nikçit, në seancën dëgjimore që është duke u mbajtur tani.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Shkodran Nikçi.

Rasti i sulmit seksual ndaj Nikçit ka tronditur vendin, me vetë Mrikën që mbrëmë publikoi videon e momentit të sulmit.