Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë” ka deklaruar Ulaj për “Gazeta Blic”
Ndërkaq, seanca dëgjimore është caktuar për ditën e nesërme ku Murseli dhe dy të tjerët do të dalin para gjykatës, ka thënë Ulaj.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës.
Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve është bashkoshorti i saj, Naim Murseli.


