Lajme

Prokuroria jep detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë në Klinë

11/14/2024 07:56
nga:G B

Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë.

Viktimat ishin familjarë mes vete, ndërsa dorasi ishte i njohur për organet e rendit, dhe i njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, njofton Klankosova.tv.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçit, lidhur me rastin do të intervistohen edhe shumë persona të tjerë, të cilët mund të kenë njohuri rreth rastit tragjik.

“Nga të shtënat me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe për fat të mirë njësitet policore në Klinë kanë lokalizuar personin e dyshuar, dhe më pas e kanë arrestuar”, tha Nikçi për Ora Shtatë në Klan Kosova.

“Për ta trajtuar këtë çështje me prioritet, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njësitet relevante policore, të udhëhequra nga dy prokurorët e krimeve të rënda,nga Prokuroria Themelore në Pejë, të cilat na vendin e ngjarjes kanë sekuestruar prova, të cilat do të shërbejnë në procedurë penal”.

“Mbrëmë personi i dyshuar është intervistuar nga prokurori i shtetit dhe hetuesit policor, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Po ashtu prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, dhe për shkaqe konfidenciale do të intervistohet edhe shumë persona të tjerë, të cilët mund të kenë njohuri lidhur me këtë rast që pruri në këtë rast tragjik”.