Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbrëmë u përfshi nga zjarri.
Lidhur me këtë incident, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë relevante. I njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, si dhe ka lëshuar autorizime të ndryshme për ndriçimin e shkaqeve të këtij incidenti.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime dhe në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti.
Prokuroria është në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale do t’i ndërmerrë veprimet e mëtjeme konform dispozitave të KPPRK-së.
Po ashtu ju njoftojmë se, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


