Lajme

Prokuroria i kërkon informata KQZ-së për mosfunksionimin e platformës

02/11/2025 11:27
nga:N K

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse është kryer ndonjë vepër penale.

Në njoftim thuhet se kjo ka ardhur pas pranimit të informacionit rreth mos-funksionimit të kësaj platforme.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo”, thuhet në njoftim.