Lajme

Prokuroria e Prizrenit mban ligjërata në shkolla kundër dhunës në familje

12/04/2025 19:50
nga:N K

Prokuroria Themelore në Prizren ka zhvilluar ligjërata në shkolla për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve mbi dhunën në familje dhe dhunën gjinore, si pjesë e fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Qëllimi i këtyre ligjëratave ishte rritja e ndërgjegjësimit njohja e formave të dhunës në familje dhe dhunën gjinore, dhe informimi për mënyrat e mbrojtjes dhe ndihmës juridike që ofrohet për viktimat.

Prokuroret koordinatore për rastet e dhunës në familje diskutuan me nxënësit për marrëdhëniet familjare, format e dhunës, viktimat e ndjeshme dhe rolin e institucioneve shtetërore në luftimin e këtyre veprave penale.

Nxënësit u informuan gjithashtu për ndihmën juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike, mbrojtësit e viktimave dhe strehimoret, si dhe për sanksionet ligjore që parashihen për personat që kryejnë dhunë në familje.

Ligjëratat ishin interaktive dhe nxënësit shprehën interesim të madh, duke parashtruar pyetje të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Prizren thekson se do të vazhdoj edhe më tej t’i trajtoj me prioritet rastet e dhunës në familje, dhe do të vazhdoj të mbajë ligjërata të tilla, me qëllim të vetëdijesimit dhe të parandalimit të veprave penale të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.