Lajme

Prokuroria e Pejës për tre muaj ka ngritur 371 aktakuza kundër 458 personave

04/22/2026 11:04
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ngritur gjithsej 371 aktakuza, kundër 458 personave për vepra të ndryshme penale.

Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokurorët e shtetit, kanë ngritur 371 aktakuza, ndaj 458 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, raporton KlanKosova.tv.

Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 124, kurse e personave të akuzuar rreth 153 persona të akuzuar për një muaj pune.

Prokuroria Themelore në Pejë thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës.