Prokuroria e Milanos do t’i dërgojë Ministrisë braziliane të Drejtësisë në ditët në vijim një kërkesë për ekstradimin e ish-sulmuesit Robinho, i dënuar me nëntë vjet burg, më 19 janar, përfundimisht për përdhunim, së bashku me një mik të tij.
Vajza shqiptare u dhunuar në një klub nate në Milano në 2013, përcjell GazetaBlic Sport.
Në të njëjtën kohë, do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar. Legjislacioni brazilian, megjithatë, mbron ish-ndërkombëtarin brazilian, Kushtetuta Federale e vitit 1999 nuk lejon që shtetasit e lindur në vend të ekstradohen.
Viktima tha se ishte e dehur dhe më pas ishte përdhunuar. Dy brazilianët deklaruan se marrëdhënia ishte konsensuale.
/GazetaBlic Sport/


