Lajme

Prokuroria e Gjilanit: Trupi i pajetë i dyvjeçarit u dërgua në IML

03/04/2024 10:43
nga:G B

Trupi i pajetë i fëmijës dyvjeçar i cili u dërgua dje pa shenja jete nga Novobërda në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ky vendim u mor nga prokurori, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e vdekjes.

Kjo u konfirmua nga Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, në një përgjigje për Klankosova.