Lajme

Prokuroria e Gjilanit nis hetimet për sulmin ndaj serbit në Novobërdë

08/10/2021 17:42
nga:M K

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka filluar hetimet për sulmin e një serbi që kishte ndodhur në fshatin Zebnicë të Novobërdës.

Kjo prokurori njofton se ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rastit ku i lënduar mbeti një qytetar serb, i cili ka marrë edhe tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi prej disa personave ende të pa identifikuar.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton opinion publik se në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin, i cili ka ndodhur më 09 Gusht 2021, në fshatin Zebnicë, komuna e Novobërdës, ku dyshohet se persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht një person të nacionalitetit serb, tani të dëmtuarin N.P., i cili për shkak të lëndimeve të marra është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që të identifikohen kryerësit e kësaj vepre penale”, shkruan në komunikatëne Prokurorisë Themelore të Gjilanit.