Lajme

Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ka ngritur 231 aktakuza për veprën penale “Dhuna në familje”

01/13/2025 15:39
nga:N K

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024, ka pranuar 275 kallëzime penale kundër 275 personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje.

Ndërsa, gjatë vitit 2024, nga kjo prokurori janë ngritur 231 akte akuzuese për veprat penale të dhunës në familje dhe 214 viktima kanë qenë të gjinisë femërore dhe 61 të gjinisë mashkullore, përcjell GazetaBlic.

Po ashtu, gjatë vitit 2024, janë parashtruar 56 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë t’i trajtoj me seriozitet të gjitha rastet e dhunës në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre”, thuhet në njofim.