Lajme

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan: Po hetohen rrethanat!

07/23/2026 15:46
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Pejë është deklaruar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur të enjten në Bjeshkët e Strellcit, ku një person ka privuar nga jeta babanë e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore.

“Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Nikçi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:43 në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit.