Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili ditë më parë ka bërë disa deklarata të papranueshme ndaj mediave.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zyra për media e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Lidhur me pyetjen tuaj të cilën e keni parashtruar ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në përgjigjen e tyre.


