Lajme

Prokurori vendos për paraburgimin e Molliqajt, Krasniqi: Dhunë, në mbrojtje të monopolove!

07/16/2021 18:13
nga:M K

Frashër Krasniqi ka reaguar ashpër pas vendimit të prokurorisë për ta dërguar në paraburgim kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë ajo që po bën pushteti, duke shfrytëzuar policinë, është kombinimi më i rrezikshëm mes autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

DHUNË, NË MBROJTJE TË MONOPOLEVE
Pas dhunës së kryepolicit Xhelal Sveçla, prokuroria vendosë në paraburgim kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj.
Kur ju doli afera e keqpërdorimit, tentuan të mbrohen duke gënjyer. Kur gënjeshtra u doli shpejt, dhunës i erdhi radha. Aktivistët u arrestuan brutalisht, për një aksion politik krejtësisht paqësor.
Paralajmërim më të qartë nuk ka. Veç kush s’don me pa e me kuptu:
Paratë do t’ia marrin shumicës (sundim i ligjit e formalitet), për t’ia dhënë pakicës (monopole e përqendrim i pasurisë). Kushdo që guxon me i kritiku, arrestohet brutalisht e burgoset.
Ky pra është kombinimi i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë.
#LiriPërDardanin

/GazetaBlic/