Lajme

Prokurori i Shtetit: 69 aktakuza ndaj 77 personave brenda 24-të orëve

05/26/2026 11:03
nga:L J

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur gjashtëdhjetë e nëntë aktakuza, kundër shtatëdhjetë e shtatë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona, si dhe janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave.

Raportet e Prokurorive:

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, si dhe ka ngritur njëzetë e shtatë aktakuza, kundër njëzetë e tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë aktakuza, kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndalur katër persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjilan: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një personi, si dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.