Lajme

Prokurorët paralajmërojnë ankesë në Kushtetuese kundër Ligjit të Pagave

02/01/2023 15:13
nga:N M

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është shprehur kundër Ligjit të Pagave dhe kanë kërkuar nga Avokati i Popullit procedimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese.

Në një komunikatë për media të mërkurën, KPK-ja ka thënë se kërkon pagë më të lartë për punonjësit e saj.

Këshilli Prokurorial e ka cilësuar vendimin e qeverisë për pagat e prokurorëve, “cenim të funksionalizimit të sistemit prokurorial.”

Njoftimi i plotë:

KPK njofton opinionin publik se në vazhdimësi ka marrë pjesë në grupet punuese gjatë procesit të hartimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me ç’rast ka ofruar propozime dhe komente konkrete lidhur me këtë ligj, por të cilat nuk janë marrë parasysh nga organet përkatëse.

Rrjedhimisht, sot, me rastin e publikimit të vlerës së koeficientit nga ana e Qeverisë, faktikisht, vërtetohet hapur se janë ulur ndjeshëm pagat e prokurorëve të shtetit dhe pagat e një pjese të stafit administrativ në sistemin prokurorial të Kosovës.

Më ketë rast, duke shprehur kundërshtimin tonë të fuqishëm lidhur me caktimin e koeficientit të pagave, kërkojmë edhe njëherë që të realizohet kërkesa e Këshillit Prokurorial drejtuar Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

KPK konstaton përfundimisht se me këtë rast është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial, ngaqë pretendimet e ngritura me kohë janë të mbështetura në aktet, praktikat dhe standardet ndërkombëtare dhe, të cilat nuk mund dhe nuk duhet të cenojnë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti.

Mustafa, PDK: Qeveria Kurti goditi përsëri qytetarët, koeficienti i pagave duhet të jetë së paku 120 euro