Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë me dije se është shpërndarë projektligji që mundëson tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu thotë se ky ligj tani është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, teksa bën thirrje që të gjithë ta mbështesin.
POSTIMI I PLOTË:
Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve.
Tani plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ftoj të gjithë kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike parlamentare që ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trsuti.


