Lajme

Projektligji për KPK-në, Szunyog pret që të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

03/07/2024 15:45
nga:Sh R

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në X (ish-Twitter), tha se pret që Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj.

“Pashë se Kuvendi i Kosovës ka kaluar në lexim të parë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që Projektligji të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj”, shkroi Szunyog.

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës kaloi sot në lexim të parë gjatë seancës plenare të Kuvendit.