Kreu i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar pasi Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar njëzëri përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në projekt-buxhetin për vitin 2026, raporton GazetaBlic.
Rama theksoi se Komuna e Prishtinës ka përmbyllur procesin me profesionalizëm dhe në përputhje me kërkesat ligjore, duke u zotuar për vazhdim të punës me përgjegjësi dhe transparencë në shërbim të qytetarëve.
“Prishtina do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë zhvillimor, duke u siguruar që çdo mjet buxhetor të kthehet në investim konkret për qytetarët tanë”, shkroi Rama.


