Me 10 vota pro, pa kundërshtime dhe abstenime, u miratua Buxheti i Komunës së Prishtinës sipas rekomandimit të Ministrisë së Financave për përfshirjen e tabelës buxhetore.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se Prishtina dhe Shtimja i kanë përmbushur të gjitha procedurat dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, ndaj rekomandohet që tabelat e tyre të përfshihen si amendament në ligjin për ndarje buxhetore.
Ndërkohë, Zubin Potoku ka miratuar buxhetin në kuvendin komunal, por ende nuk ka përfunduar procedurat e dorëzimit në Ministrinë e Financave, prandaj do të trajtohet më vonë.


