Lajme

Projekti Prishtinë-Podujevë, Durmishi tregon se u intervistua si i dyshuar nga Prokuroria Speciale

05/08/2024 12:06
nga:G C

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale në lidhje me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Durimshi në një deklarim për media ka thënë se ishte i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Podujevë. Kryesisht kjo është fazë fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova të gjitha pyetjet që i kishte, për ta dëshmuar se procesi ka qenë i rregullt dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikë që e kishim planifikuar”, ka thënë Durmishi pas intervistimit nga Prokuroria.