Të mërkurën Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për ndërtimin e projektit “Ishulli Urban-Arbëri-Pallati i Rinisë”. Të pranishëm në nisjen e punimeve ishin edhe Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama.
Por pa u bërë 24 orë nga nisja e punimeve, Komunës së Prishtinës i kanë dalur pengesat e para nga shteti.
Kjo pasi që Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve pretendon se një pjesë e parcelës në këtë zonë është e tyre dhe komuna nuk ka leje për shfrytëzim.
Komuna e Prishtinës nuk i ka ndalur punimet në pjesën e Arbërisë, ndërsa punimet kanë mbetur pezull në pjesën matanë hekurudhës dhe rrugës automobilistike.
Insituti për Mbrojtjen e Momumenteve ka thënë se nuk ka pëlqim nga ana e tyre për këtë projekt.
Jo zyrtarisht mësohet se rekomandimi për ndërprerjen e punimeve është dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se institucioni në fjalë ka gati aplikimin për leje nga IKMM-ja dhe presin që së shpejti të zgjidhet ky “ngërç” mes dy palëve./Indeksonline