Sporti

Projekti gjigant i Barcelonës për stadiumin dhe përfitimet marramendëse

04/25/2023 14:15
nga:L J

Barcelona ka ndërmarrë një hap të madh institucional pas nënshkrimit të marrëveshjeve për financimin e projektit të tyre “Espai Barca”.

Marrëveshja do të arrijë në 1.45 miliardë euro në kredi, të cilat do të kthehen gjatë 24 viteve të ardhshme, nëse të gjitha shkojnë sipas planit, transmeton Klankosova.tv.

Blaugranët do të largohen nga “Camp Nou” këtë verë, në mënyrë që të fillojnë rinovimet në stadium. Puna pritet të përfundojë deri në nëntor të vitit 2024, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Barcelona po planifikon të zhvillojë gjithashtu zonën përreth stadiumit, duke e bërë gjithashtu një stadium të ri të basketbollit, qendra tregtare dhe qendra argëtimi.

Marrëveshja, e cila përfshin 20 partnerë me Goldman Sachs, JP Morgan, JLL, Perez-Lorca, DLA Piper, Key Capital Partners, Legends dhe IPG 360 ka periudha pagese prej 5, 7, 9, 20 dhe 24 vjet, duke përfshirë një periudhë mospagimi dhe fleksibilitet në strukturën e pagesave sipas klubit. Pagesat do të nisin sapo që puna të përfundoj në “Camp Nou”, teksa thuhet se do të sjell 247 milionë euro në vit.

Blaugranët nuk zbuluan se me çfarë normash interesi janë nënshkruar marrëveshjet e ndryshme, të cilat do të diktojnë koston përfundimtare të projektit për Barcelonën.

Klubi theksoi marrëveshjen si provë të ‘besueshmërisë’ së tyre dhe theksoi se Barcelona ishte në pronësi të 146,000 anëtarëve të saj.

Barcelona është e prirur ta dërgojë këtë mesazh mes disa pyetjeve nëse situata e pasigurt financiare do të çojë përfundimisht në privatizimin e njësisë.