Lajme

Projekti Erasmus+EVIVA/ Studentët e vendeve fqinje flasin për mundësinë e dhënë nga Kolegji Universum

03/23/2022 17:16
nga:Donika Fetahu

Në Kolegjin Universum është zhvilluar vizita studimore në kuadër të projektit E-viva, financuar nga Komisioni Evropian.

Në projekt morën pjesë 30 studentë nga Universiteti Donja Gorica, Univeristeti Evropian i Tiranës dhe Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Qëllimi i kësaj vizite studimore 2 javore është zhvillimi i kompetencave të studentëve të cilat janë me rëndësi themelore në sektorin e shërbimit.

Lidhur me këtë, studentët u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë.

Për mua është kënaqësi të jem pjesë e këti projekti.Eshtë hera e parë të jem pjesë e këti projekti dhe mendoj se është një mundësi e mie të shfaqim veten dhe të shkëmbejmë eksperienca të reja me student tjerë“, tha njëra nga ta.

Profesori ligjërues nga Portugalia u shpreh i kënaqur me formën e realizimit të projektit .

“Ky trajnim është shumë interesant për studentët sepse ata janë prej shteteve të ndryshme dhe do mësojnë prej njëri-tjetrit.Gjithashtu është interesante edhe për profesorët sepse është nje eksperiencë re e të ligjëruarit nga aspekti kulturor“, tha ai.

Për më shumë detaje rreth projektit, ndiqeni intervistën e plotë nga studentët dhe profesori portugez: