Uncategorized

Projekti ALLED2 sot prezantoi “Barometrin e Shkathtësive në Kosovë”

05/24/2021 17:03
nga:Gazeta Blic

Projekti ALLED2 financuar nga Bashkimi Evropian, bashkëfinancuar nga Agjencioni Austriak per Bashkëpunim dhe implementuar nga Agjencioni Astriak per Zhvillim, sot prezantuan “Barometrin e Shkathtësive në Kosovë”

ALLED2 me krenari sot prezantoi një mekanizëm në të cilin është punuar për disa muaj, i cili do t’i mundësojë Kosovës për herë të parë që përmes mbështetjes së Odës Ekonomike të Kosovës të zhvillojë hulumtimin sistematik të aftësive të nevojshme për tregun e punës, për një periudhë prej 3 deri në 5 vjet në të ardhmen.

Z. Agon Dula, koordinatori i bashkëpunimit në mes sektorit privat dhe AAP-së ne projektin ALLED2, ka thekësuar që përmes këtij mekanizmi, të emëruar Barometër i Aftësive të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë në gjendje t’i sigurojë qeverisë sonë dhe institucioneve të tjera të dhëna të shkathtësive që do të mbledhen çdo tre vjet, si një input i rëndësishëm strategjik për zhvillimin e politikave të duhura për arsim dhe punësim.

“Kjo është një ndërhyrje shumë e nevojshme në Kosovë. Jam i lumtur të shoh që projekti ynë po shënon një hap strategjik përpara, drejt politik-bërjes së bazuar në prova bazuar në aplikimin e teknologjisë inteligjente” ishin fjalët e Ambasadorit te Bashkimit Evropian ne Kosove, Shkelqesia e tij Z. Tomas Szunyog.
Në anën tjeter Ambasadori I Austrisë në Kosovë, Shkelqesia e tij Z. Christoph Weidinger ka thekësuar që Austria mbetet e përkushtuar në përkrahje te Zhvillimi të Arsimit mbi nevojtat e tregut të punës, dhe poashtu ka cekur qëndrimin e Austrisë ku permes projektit ALLED2 po i bashkojnë forcat me BE-në duke krijuar nje sinergji ne lansimin e këtij projekti shumë të rëndesishem sic është Barometri i Shkathtësive në Kosovë.

Drejtoresha e Projektit ALLED 2 Znj. Efka Heder ka cilësuar Barometrin e Shkathtësive, si tejet të rendësishem pasiqë, do të na japë informacion mbi atë që ne si ekonomi – biznese, se cilat shkathtesi do të na duhen në të ardhmen për të ndërtuar konkurrencën tonë dhe të jemi të gatshëm për investime dinamike dhe tërheqëse.

“Në kohë sfiduese si kjo, krijimtaria, inovacioni dhe mendësia sipërmarrëse e gatshme për të marrë “milje shtesë” është e domosdoshme. Dhe per kete jemi te perkushtuar ne në ALLED2”, ka thekesuar Znj. Heder. Ajo me tutje ka shtuar se të jesh përgjegjës për të ardhmen tonë siç është e ardhmja në shkollat tona SOT mjete të shëndosha dhe të zgjuara të planifikimit me zgjidhje dixhitale të aplikuara janë të domosdoshme.

Z. Berat Rukiqi, Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës ka falenderuar Projektin ALLED2, Ambasadorin e Bashkimit Evropian si dhe Ambasadorin e Austrisë në Kosovë në perkrahjen e Barometrit te Shkathtësive në Kosove, që është një ndër instrumetet më të rëndësishme që do të perdoret ne identifikimin e shkathtësive për punë në Kosovë.

Projekti ALLED2 sot prezantoi “Barometrin e Shkathtësive në Kosovë”