Cult

Profil / Jeta dhe veprimtaria e regjisores Burbuqe Berisha që ndërroi jetë sot në vendin e punës

10/27/2021 13:50
nga:G C

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës. Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë ekipet e nevojshme mjekësore dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Ndër personat e parë që shkroi për vdekjen e Berishës, ishte aktorja Shëngyl Ismaili, e cila me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, shkroi “Pusho e qete Buqe, shpirti i bardhë”.

Në biografinë e Burbuqe Berishës shkruan se ajo studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe te gjatë si dhe dokumentarë, seriale televizive, shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar dhe ne vitin 2019 është fituese e çmimit kombëtar për kinematografi .

Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producentë në Kosova -Film, po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” ne vitin 2017 kryetarë e këshillit drejtues te TKK . Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shume kampanjave bamirës.

Së fundmi ka qenë edhe prodekane në një kolegj privat.

Vdes regjisorja Burbuqe Berisha