Lajme

Profesori Vinçenc Gjini vdes në moshën 88-vjeçare

09/22/2022 20:53
nga:Y I

Pedagogu i shquar dhe kompozitori me gamë të gjerë të krijimtarisë në muzikën klasike, Vinçenc Gjini, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur familjarët e tij.

“Njoftojmë të afërmit, miqtë e dashamirët se Prof. Mr. Sc. Vinçenc Gjini (22.01.1935 – 22.9.2022) ka ndëruar jetë në moshën 88 vjeçare në Istër të Kroacisë”, thuhet në njoftim.

Gjatë karrierës së tij të bujshme, Gjini ka punuar si profesor i rregullt në Akademinë e Arteve, në degën e muzikës, në Universitetit e Prishtinës.

Profesori ka fituar çmimin për veprën jetësore të Republikës së Kosovës, si dhe çmime prestigjioze në kohën e ish-Jugosllavisë.

Nga viti 1992, Gjini me familje ka jetuar në Istër të Kroacisë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, në orën 13:00, në varrezat në Krasica të Istrës së Kroacisë.