Në emisionin EURO n’T7 është disktuar për rritjen e kostos së jetesës në Kosovë në katër vitet e fundit dhe përballjen e qytetarëve me këto cmime.
Profesori universitar, Shkumbin Misini, duke komentuar punën katër vjecare të qeverisë aktuale tha se kjo qeveri nga sllogani i saj “Krejt dhe drejt” ka kaluar në “Krejt dhe zhdrejt”.
Sipas tij vendi ynë ka nevojë për reforma të thella në politikën fiskale.
“Lëvizjen Vetvendosje e kanë votuar të zhgënjyerit e partive tjera, ngase tashmë ishin zhgënjyer nga të gjitha partit për gjendjen e krijuar.Qytetarët kanë pritur që këta të ndërmarrin veprime konkrete në politika fiskale e që do tu lehtësonte jetën atyre dhe për këto mosvperime normalisht që përgjegjëse është qeveria. Të dhënat e Bankës Qendore flasin se inflacioni për këto vite në përgjithësi ka qenë mbi 20%, kjo iu ka rënduar jetën qytetarëve tejmase”, ka thënë Misini.
Derisa në përgjithësi për tri vitet e fundit norma e inflacionit ka qenë mbi 20% ka shumë produkte ku cmimi i tyre është ngritur deri në 60% dhe kryesisht këto janë produktet bazë të shportës së konsumatorit.
“Në qoftse e marrim si statistikë për produktet elementare, cmimi i vajit të lulediellit është rritur për 61.7%, pastaj sheqerit për 71%, miellit për 51%, pra mesatarja e rritjes së cmimeve për produktet bazë është rreth 61%.Kualiteti i jetës që qytetarët e kanë pasur në vitin 2020 ka qenë shumë më i mirë sesa sot. Kjo i bie që në qoft se e ke pasur rrogën 1000 euro në vitin 2020, vlera e tyre si pasojë e inflacionit sot është 400 euro”, ka shtuar Misini.
Sipas profesor Misinit jeta e qytetarëve të Kosovës gjatë këtyre katër viteve është përkeqësuar edhe më shumë si pasojë e rritjes së cmimet të energjisë elektrike për 98% krahasuar me vitin 2020.