Lajme

Profesori universitar: Kosova po e kalon këtë vit si vitet e tjera, pa shumë suksese/ Qëndrimet e Kurtit dëshira imagjinare!

12/28/2023 19:24
nga:Y I

“Në vendet tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e mia”

Kështu deklaroi ditë më parë kryeministri Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të LVV-së.

Por ndryshe po mendon profesori universitar, Muhamet Kelmendi.

Ai tha për “Gazeta Blic” se Kosova po e kalon këtë vit njëjtë sikur vitet e tjera.

Ai tha se qëndrimet e shprehura nga kryeministri janë dëshira imagjinare që i duan të gjithë.

Kelmendi rëndit disa nga pikat në të cilat ka dështuar Kosova gjatë këtij viti.

“Kosova po e kalon këtë vit sikurse vitet e tjera. Qëndrimet e shprehura nga Kurti janë dëshira imagjinare që i duan te gjithë. Dëshira ekziston, por mungojnë rezulltatet e nevojshme zhvillimore në vend.

“Nuk kemi punësim të pritshëm dhe as përmirësim të kushteve të punës dhe të pagesave sikundër që ka edhe kufizime të drejtave në punë. Po vazhdojnë emigrimet masive, Kosova po zbrazet, po ik shtresa më e re dhe vitale për punë dhe mbrojtje. Nuk kemi ndertim de-jure të sistemit gjyqesor dhe prokurorial. Nuk kemi sigurime shëndetësore dhe as pensionale dhe familjare. Sigurimet sociale jane 100 Euro në muaj, edhe pensioni i pleqerisë eshtë 100 Euro. Ipen ndihma për femijë dhe per pesioneret në formë të lëmoshës. Të ardhurat minimale personale prej 260 eurove janë shumë të ulta, më të ulta se në Shqipëri.Kosova nuk ka arritur të bej hapa të rendesishem përpara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të të gjitha dukurive negative në Republikë.

“Asnje njohje të re të shtetit të Kosovës tash e dy vite, Kosova nuk është e njohur ende nga 5 shtetet e BE-së. Kosova nuk është bëreë anëtare e ndonjë mekanizmi ndërkombetar, qoftë në Evrope, qoftë në bote, në OKB. Po ndërtohet Asociacioni i njejtë sipas Marreveshjes se vitit 2013” deklaroi Kelemendi për “Gazeta Blic”.

Ai tha se Kosova po kalon edhe një sikur vitet e tjera, pa shumë suksese.

“Kosova po kalon edhe një vit në vazhdimësi sikur vitet e tjera. Ka shumë punë që kërkohet të behen që të merret Republika si shembull në rajon a më gjerë. Dëshira mbetet deshirë, realiteti është i hidhur” deklaroi profesori universitar Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Kryeministri Kurti tha gjatë kësaj mbledhje të partisë se buxheti është rritur me 35% më shumë dhe se është dyfishuar punësimi i të rinjve.

“Në fund të këtij viti sukseset e Qeverisë janë të dukshme. Ne krahasohemi me veten, ndërsa jemi të pakrahasueshëm me të tjerët. Progresi në drejtësi është konfirmuar nga ndërkombëtarët. Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet. Ekonomia është ma e fortë se kurrë pavarësisht krizave. Qarkullimi i bizneseve ka arritur në 15.33 miliardë euro, eksporti 756.9 milionë euro. Është dyfishuar edhe numri i të rinjve të punësuar. Ekonomia e Kosovës për dy dekada është shndërruar për plaç për zhvatje. Të hyrat buxhetore 2.6 milionë euro. Ne po e tejkalojmë vetën. Në vendet e tjera as në ëndërr si shohin këto rezultate, këtë vit 15% më shumë të hyra se në vitin e kaluar. Buxhetin e kemi rritur për 35% më shumë. Ata para neve pasuroheshin individët, tash i ka kapur sikleti që po pasurohet shteti. Me këto të arritura duhet të jemi krenar dhe t’i afirmojmë ato. Ata që i denigrojnë këto mjete nuk i kuptojnë hallet e të gjithëve. Ata që i quajnë këto mjete lëmoshë, nuk e di se çka i mundon familjet” deklaroi Kurti raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Kurti: Në vendet tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e mia