Profesori i të drejtës kushtetuese, Artan Tahiri, ishte i ftuar në “Edicionin Special”, ku tha se ka një urgjencë të kohës për zgjidhjen e problemeve esenciale dhe jetike të funksionimit të shtetit të Kosovës.
Tahiri poashtu tregoi se sa ka afat për partinë fituese që ta bëj nominimin për kryetar të Kuvendit.
“Afati për konstituimin 30 ditë prej momentit kur certifikohen zgjedhjet. Brenda seancës konstituive ndër pikat kryesor është zgjedhja kryesisë së kuvendit, ku ndër to është zgjidhja e kryetarit të Kuvendit. Ky afat prej 30 ditësh mendoj ëq është afat i mjaftueshëm për të funksionuar organi legjislativ”, tha Tahiri.
Ai potencoi se këto afate nuk mund të shtyhen.
“Nuk besoj që partitë politike që kanë dalë në zgjedhje krijojnë vakuum institucional sepse shoqërohet me pasoja për shoqërinë civile”, përfundoi ai.


