Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Vezir Rexhepi ka thënë se shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin-Potokut është “akti më i shëmtuar terrorist” në vendin tonë.
Rexhepi në “Debat Plus” tha se akti terrorist në Zubin-Potok është mirë i menduar. Teksa shtoi se “prodhimi i Energjisë Elektrike është aseti kryesor për qëndrueshmërinë e një shteti”.
“ Ky është një akt i shëmtuar terrorist, mirë i menduar dhe në kohë. Segmentet më vitale janë energjia, prodhimi, komunikimi dhe objektet e tjera qeveritare, që e bëjnë strukturën e një shteti. Prodhimi i Energjisë Elektrike është aseti kryesor për qëndrueshmërinë e një shteti. Dhe kur flasim për rrezikun që iu ka kanosur Kosovës nga ky akt i shëmtuar, Termocentralet e Kosovës A dhe B, nuk mund të funksionojnë pa ujë, dhe pa kanalin e dizajnuar që nga vitet e 1970-ta. Proces zinxhiror dhe uji përmes një procesi teknologjik, ku kazani përmes linitit ndezet dhe temperaturat e larta uji shndërrohet në avull, e ai avull shkon turbinë dhe ajo energji e turbinës shndërrohet në gjeneratorë. Dhe nga aty shpërndahet në sistemin transmetues dhe shkon deri tek konsumatori. Një proces zinxhiror i mbyllur dhe komponent vital për prodhimiin e energjisë elektrike. Pra pa ujë termocentralet nuk funksionojnë”, tha Rexhepi.
Rexhepi shtoi se sulmi në kanalin në Varragë është sulm ” i shumëfishtë” i vetshtetit dhe ndaj qytetarëve të vendit, dhe ka prekur pikat më “vitale” dhe “strategjike” të një vendi.
Ai tha se është problem të përmendet të merret aspekti kohor apo alternativë tjetër lidhur me furnizimin e gjeneratorëve të energjisë elektrike në Kosovë.