Lajme

Profesori i kriminalistikës për sulmin kibernetik kundër e-Albania: “Akt terrorist me pasoja të rënda”

07/23/2022 22:14
nga:Astrit Gashi

Profesori i kriminologjisë dhe eksperti, Ervin Karamuço, e ka quajtur një akt të mirëfilltë terrorist sulmin kibernetik që ndodhi pak ditë më parë në disa faqe të institucioneve shtetërore të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Karamuço shkruan se qindra e-maile institucionesh shqiptare po bëhen publike nga faqe anonime, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Postimi i Karamuços:

Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.