Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kishte deklaruar se Kosova ka shënuar rekorde këtë vit me mbjelljen e sipërfaqeve me grurë, edhe pse në anën tjetër bujqit ankohen për rendimentin e tyre.
Rendimenti i grurit, bujqit nuk pajtohen me të dhënat e ministrit Peci
Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me profesorin univeristar, Imer Rusinovci ku demnatoi ministrin Peci duke u shprehur, se sipërfaqet me grurë janë të dëmtuara në shumë rajone.
“Sipas planifikimeve të fermerëve që i kanë paraparë, kjo është si rezultat i thatësisë dhe një pjesë e madhe e religjioneve tona prodhuese, i ka zënë ‘vala e nxehtë’ e cila në një mënyrë të drejtpërdrejt e atakon grurin dhe bën pjekje të dhunshme”, tha Rusinovci.
Rusinovci i tha GazetësBlic se, rrafshi i Dukagjinit është më i rrezikuar nga nxehtësia e madhe që kaploi vendin ditë më parë dhe pritet edhe në vazhdim, teksa cek se Prizreni dhe Suhareka kanë prodhimtari shumë më të ulët se sa planifikimet që janë bërë.
“Kjo është karakteristikë veçanarisht për rrafshin e Dukagjinit. Sipas sondazheve të marra në Prizren dhe Suharekë kanë bërë me dije se ka prodhimtari më të ulët sesa planfikimet që fermerët i kanë bërë”, thotë Rusinovci.
Rusinovci ka komentuar deklaratën nga Ministria e Bujqësisë ku thuhet se për vitin 2022 sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04%, më shumë se vitin e kaluar.
“Ministria jep një pasqyrë që për vitin 2022 sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04%, më shumë se vitin e kaluar por, kjo nuk mund të jetë e njejtë në të gjitha zonat, sepse ka prej tyre që janë më pak të atakuara nga vala e nxehtë dhe ka nga ato, që janë më shumë të atakuara nga nxehtësia.”, thotë Rusinovci.
Rusinovci thotë se Kosova ndodhet kogja larg me prodhimtarinë e grurit, teksa bën krahasimin me nevojën e të ushqyerit. Ai cek ndikimin negativ që pati breshëri në disa rajone të vendit dhe flet për pikësynimin e agronomisë.
Ministri Peci premton se do t’i mbulojnë dëmet e shkaktuara nga breshëri
“Sipas sondazheve të marra nga rrafshi i Dukagjinit, mendoj se ndodhemi kogja lart në krahasim me nevojat tona ushqyese por fjalën përfundimtare e ka raporti.Një detaj që duhet cekur është edhe breshëri i cili ka sulmuar grurin. Ky është debat kogja i gjerë sepse po flasim për sigurimin e bukës që duhet të jetë pikësynim edhe tek fermerët, edhe në nivelin rajonal dhe nacional që të sigurohet sa më shumë, e të importohet sa më pak. Ky është pikësynim i agronomisë”, përfundon Rusinovci.
/GazetaBlic/


