Showtime

“Profesor ta ha zemrën…”, reagon Gold AG

01/31/2022 19:17
nga:Donika Fetahu

Mësimdhënësi nga Vushtrria, Lulzim Paci, është bërë ndër emrat më të komentuar momentalisht pas një video të cilën e ka publikuar në TikTok.

 

Pas ofendimeve të shumta karshi profesorit, mbështetjet nuk munguan aspak nga estrada shqiptare, së fundmi ka reaguar reperi i njohur Gold AG, shkruan GazetaBlic,

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, reperi ka shkruar:”Profesor ta ha zemrën. Veç të gëzushëm dojmë me t’pa, qeshu profesor mos derdh lot për hijena”./GazetaBlic/