Showtime

Produksioni i “BBV” injoron Trixën dhe kërkesën e saj për befasi ndaj Donaldit

01/30/2022 18:40
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja nga Kosova, Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia qëndroi në heshtje duke dhënë shumë përgjigje përmes një kënge që ia dedikoi Donaldit.

Ajo nuk ishte prezente as në primet e spektaklit, shkruan GazetaBlic.

Olti Curri ka shkruar se Trixa kishte planifikuar t’i bënte një befasi Donaldit, por nuk ndodhi sepse u anulua në momentin e fundit.

“Atë natë, spektakli do të ishte në dispozicion të Beatrixës, por në moment të fundit ajo nuk ka dashur të paraqitet në show dhe ka propozuar që të ishte e ftuar mbrëmë të paraqiste këngën e re, por këtë radhë, produksioni i ka thënë jo”, ka shkruar Olti./GazetaBlic/