Prodhuesi turk shtetërore i industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE) me të cilin Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për hapjen e fabrikës së municioneve thotë se municionet do të prodhohen sipas standardeve të NATO-s.
Në njoftimin për media thuhet se fabrika do të jetë moderne.
“Nënshkruam marrëveshje për themelimin e një fabrike moderne në Kosovë që do të prodhojë municion sipas standardeve të NATO-s.
Me këtë kontratë të nënshkruar, ne jemi krenarë që kemi kontribuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë duke forcuar industrinë e mbrojtjes së vendit tonë mik dhe vëlla, Kosovën”, thuhet në njoftim.