Lajme

Procesohen mbi 98% e të dhënave në KQZ, kaq ishte numri i votuesve sot në zgjedhje

12/28/2025 19:34
nga:Genita C

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 ka arritur në 44.56 për qind.

Nga 1,999,204 qytetarë me të drejtë vote, në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë gjithsej 890,859 votues, sipas mbi 98% të të dhënave në vendvotime, të procesuara nga KQZ-ja.

Po ashtu, deri në këtë orë janë përpunuar 2,514 vendvotime nga gjithsej 2,557, që përbën 98.32 për qind të vendvotimeve në nivel vendi