Lajme

Procesi i legalizimeve/ Bekë Berisha e ka planin: Konkurs publik, ekspertë të pavarur – jo pazare, jo vonesa

09/29/2025 14:36
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka thënë se procesi i legalizimeve nuk është thjesht një çështje teknike, është një nga sfidat më serioze urbane që prek drejtpërdrejt jetën e mijëra qytetarëve, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se për këtë ka plan, Konkurs publik, ekspertë të pavarur, afate të qarta dhe jo pazare e vonesa.

Postimi i tij i plotë:

Procesi i legalizimeve nuk është thjesht një çështje teknike, është një nga sfidat më serioze urbane që prek drejtpërdrejt jetën e mijëra qytetarëve, familjeve që kanë ndërtuar me mund e sakrificë, por që sot jetojnë në pasiguri, vetëm pse mungon një dokument zyrtar. Dhe për këtë, Beka e ka bo planin.

Konkurs publik, ekspertë të pavarur, afate të qarta.

Jo pazare. Jo vonesa. Jo më “prit edhe pak”.

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon