Lajme

Procesi i Berlinit, Rama me tur nëpër Ballkan më 6 dhe 7 korrik

07/04/2023 12:49
nga:N M

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë për vizitë në Kosovë.

Klan Kosova ka mësuar se ai do të jetë në Prishtinë më 6 korrik.

Ndërkaq, mediat në Shqipëri kanë raportuar se kjo vizitë e Ramës do të jetë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Po ashtu, Rama do të vizitojë edhe kryeqytetet tjera ballkanike si Beogradin, Sarajevën, dhe Shkupin, krejt kjo në kuadër të turit.

Vizita është dy ditore, më 6 dhe 7 korrik.

Von Der Leyen: Nuk mendohet një BE pa Ballkanin Perëndimor