Lajme

“Proces politik krejt i montum” – Hisen Berisha për procesin gjyqësor në Hagë

09/10/2026 20:56
nga:G B

Ish-deputeti dhe veterani i UÇK-së, Hisen Berisha duke komentuar pretendimet e Prokurorisë për rastin 2 të Hashim Thaçit dhe të tjerëve për ndikimin e drejtësisë, ka theksuar ky proces duket krejt i stisur, duke e ditë siguria në Hagë është e madhe dhe nuk besoj se Thaçi ka mundur të ndërhyjë në drejtësi.

Ai këto deklarata i bëri në debatin e POLITIKOS në Kanal 10.

Por sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e shenjtë dhe çlirmitare, prandaj edhe askush nuk mund ta njollosë luftën çlirimtare.

“Jam i bindur se vendimi i 16 shtatorit do të jetë lirues, dhe ne si shtet pritjen e vendimit duhet ta bëjmë në mënyrën më dinjitoze”, tha mes tjerash Berisha duke e konsideruar se procesi është krejt politik dhe krejt i montum.