Lajme

Problemi për publikimin e rezultateve preliminare është tejkaluar, KQZ: 90% e vendvotimeve janë procesuar

02/10/2025 11:21
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare, raporton GazetaBlic.

Në njoftimin e tyre të fundit thuhet se: “Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve”.

“Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, thuhet tutje.

E plotë:

Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.

Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.

Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.

Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.