Lajme

Problemi me paratë false në Kosovë, flet eksperti i ekonomisë: Ky është fajtori kryesor

03/19/2024 14:17
nga:N K

Eksperti i çështjeve ekonomike Bekim Kryeziu, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur lidhur me monedhat false, me të cilat janë duke u përballur bizneset kosovare dhe konsumatorët.

Sipas tij, asnjë institucion kompetent nuk është duke ndërmarrë asgjë.

Monedhat false sipas Kryeziut janë problematike për bizneset kosovare, sa i përket fajtorëve ai i cilëson se pas personave që i kanë hedhur kartëmonedhat euro në treg, janë institucionet që nuk janë duke marrë masa ndryshimi.

“Fajtorët kryesorë përveç atyre qe i kanë hedhur në qarkullim eurot false, janë institucionet, më konkretisht Qeveria e Kosovës që nuk ka ndërmarrë asnjë masë deri më tani”, tha Kryeziu.

Ai vlerëson se konsumatorët në Kosovë janë të rrezikuar me paratë false për shkak se ato gjenden në biznese.

“Me këto para false e pësojnë konsumatorët e më së shumti bizneset, të cilat për momentin gjenden me një sfidë të panevojshme”, deklaroi eksperti i ekonomisë.

Kryeziu e fajëson Qeverinë e Kosovës, për shkak se nuk është duke ndërmarrë me largimin e kësaj dukurie.

“Qeveria është fajtori kryesor që nuk e ndalon këtë dukuri, ajo nuk është duke ndërmarrë masa. Qeveria duhet t’i parandalojë paratë false që të mos futen në treg, duhet t’i mbledhë ato para që janë false nga konsumatorët dhe nga bizneset, në mënyrë që të mos dëmtohen konsumatorët”, tha tutje ai për Gazeta Blic.

Ballafaqimin me monedhat false dhe jo false në Kosovë, Kryeziu po i vlerëson se janë problematike.

“Monedhat false janë problematika kryesore, por edhe monedhat jo false janë një problematik. Kjo pasi monedhat metalike të konsumatorëve bankat i pranojnë me një provizion, që është barrë për bizneset dhe ka një kosto shtesë. Çdo ditë bizneset merren me paratë false, që nga shitësit ambulantiv”, përfundoi Kryeziu për GazetaBlic.

“Te monedhat 1 dhe 2 euro, të cilat janë bimetalike, pjesa e brendshme është pak magnetike, ndërsa pjesa e jashtme jo. Monedhat 1, 2 dhe 5 centë janë shumë magnetike dhe tërhiqen lehtësisht nga magneti. Monedhat e falsifikuara, nga ana tjetër, zakonisht ose nuk janë fare magnetike, ose tërhiqen fort nga magnetet”, thuhet në manualin e BQK-së për mbrojtje nga paratë false. Kontrollimi i vërtetësisë së monedhave, sipas sugjerimeve të BQK-së, mund të bëhet edhe me ndihmën e një magneti, sepse prerjet e ndryshme kanë veti magnetike të ndryshme nga njëra-tjetra./Gazeta Blic/