Sporti

Problemi i regjistrimit të Dani Olmos, futbollistët spanjollë të Barcelonës ‘kërcënojnë’ me bojkot ‘Furinë e Kuqe’

01/09/2025 13:54
nga:Mergim Rreci

Lojtarët spanjollë të Barcelonës kërcënuan se do të refuzojnë të shkojnë në kombëtare nëse nuk zgjidhet problemi i regjistrimit të Dani Olmos .

Kujtojmë që Barcelonës iu refuzua regjistrimi i Olmo dhe Pau Víctor nga liga dhe federata, por mori një masë paraprake nga Këshilli Superior i Sporteve (CCSD) që i lejon të regjistrojnë përkohësisht mesfushorin sulmues, por masa është ende provizore, transmeton GazetaBlic Sport.

Drejtori i gazetës AS tha në kanalin katalanas TV3 se reprezentuesit spanjollë kërcënuan të ndalonin së luajturi, si Gavi , Pedri , Pau Cubarsi, Marc Casado, Lamine Yamal dhe Fermin Lopez.

Sipas këtij burimi, këta lojtarë synonin të mos paraqiteshin për kombëtaren kur të bëhej thirrja e radhës në muajin mars, si arsyetim për shkak të problemeve fizike.

/GazetaBlic Sport/