Disa lojtarë të Italisë janë me karton të verdhë kur Italia pret Maqedoninë e Veriut në play-off të Kupës së Botës 2022 dhe rrezikojnë të humbasin një finale të mundshme kundër Turqisë ose Portugalisë.
Italiau u kualifikua në play-offin në kualifikueset e Kupës së Botës me një vend të dytë pas Zvicrës në fazën e grupeve dhe u rendit në shortin e së premtes brenda një mini grupi me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Portugalinë, përcjell GazetaBlic Sport.
Por pavarësisht pozicionit të favorshëm në short, futbollistët e Roberto Mancinit po përballën me një rrugë të vështirë për në Katar 2022.
Disa nga lojtarët e Italisë rrezikojnë të humbasin finalen, pasi janë të ndëshkuar me karton të verdhë dhe në rast se marrin edhe një ndaj Maqedonisë, nuk do të luajnë në finale.



