Nata e keqe e Interit në Gjermani nuk përfundoi me fishkëllimën e fundit, duke shënuar humbjen e parë në Champions League këtë sezon, pasi një problem me avionin e detyroi të shtynte kthimin në Itali.
Nerazzurrët pritej të ktheheshin në Milano menjëherë pas ndeshjes, e cila përfundoi me humbjen 0-1 ndaj Bayer Leverkusenit, por ata u ndeshën në një situatë të paparashikuar pasi arritën në aeroportin e Kolnit.
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, teksa lojtarët e Interit po përgatiteshin të niseshin, një mosfunksionim i avionit i detyroi ata të prisnin katër orë në aeroplan në pistë para se të kuptonin se problemi nuk mund të zgjidhej.
Si rezultat, ata duhej të kalonin një natë tjetër në Koln pasi kishin rezervuar një hotel në minutën e fundit përpara se të fluturonin për në Milano të mërkurën në mëngjes.
/GazetaBlic Sport


