Edon Zhegrova rikthehet të luajë në Ligue 1 pas angazhimit me Kombëtaren e Kosovës.
Në fakt, jo gjithçka shkoi mirë për të gjatë grumbullimit, pasi që ai u përjashtua para ndeshjes ndaj Qipros, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, kjo gjë duket se nuk ka ndikuar aspak tek skuadra franceze, me trajnerin që e ka përfshirë në mesin e titullarëve edhe sulmuesin kosovar.
Zhegrova ka pasur një fillim sezoni fantastik te Lille, duke shënuar në ndeshjen e parë ndaj PSG-së, e po ashtu edhe tre gola në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ndaj St Etienne zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/