Sporti

Problemet shëndetësore të Agueros, këta janë emrat e mëdhenj që mund ta zëvendësojnë atë tek Barcelona

11/10/2021 11:11
nga:Mergim Rreci

Forcimi i sektorit sulmues do të jetë një nga prioritetet e Barcelonës për merkaton e dimrit.

Sipas Marca, objektivi i Barçës do të jetë të përpiqet të sigurojë një sulmues me huazim , i cili nuk luan rregullisht në klubin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Raheem Sterling, i cili ka vetëm 376 minuta te Manchester City, është një nga objektivat në tabelë. Reprezentuesi anglez është gjithashtu i pakënaqur që nuk do të luajë rregullisht në skemën e Pep Guardiolës.

Edinson Cavani, 34 vjeç, është një lojtar që është lidhur disa herë me Barcelonën dhe ka një histori që nuk ka nevojë për prezantim.

Timo Werner është një sulmues që Barça tashmë e ndiqte përpara se të bashkohej me Chelsea. Aktualisht po kalon një moment më pak pozitiv te klubi anglez. Ai humbi rolin e titullarit dhe ka vetëm 388 minuta në Premier League.

/GazetaBlic Sport/