Lajme

Problemet shëndetësore gjatë ngasjes shkaktuan aksidentin, vdes një person

05/15/2021 08:51
nga:M K

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të premten në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Policia e Kosovës bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ndërkohë që, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit, tani i ndjerë.

“Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i veturës tjetër të dërgohet në mbajtje.

LEXO EDHE:

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Skenderaj